Telegrafi

Rita Ora pozon ‘topless’ në imazhet e reja, merr vëmendje me linjat trupore

Rita Ora (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, po vazhdon t’i shijojë pushimet me të dashurin e saj, Romain Gavras, në Ibiza të Spanjës.

Dyshja, të cilët zyrtarizuan lidhjen javë më parë, të shumtën e kohës momentalisht janë duke e kaluar pranë njëri-tjetrit.

Përkundër kësaj, ylli shqiptar gjatë ditës së sotme (e diel) ka realizuar disa imazhe atraktive të cilat ka vendosur t’i ndajë me ndjekësit në Instagram.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Fotografitë në fjalë e shfaqin 29-vjeçaren ‘topless’ duke mbuluar me duar gjoksin e saj derisa po merr rreze dielli.

Me dukjen e freskët pa makijazh, krijuesja e hitit “Anywhere” vjen e mrekullueshme dhe në top formë.

Lexo po ashtu Rita Ora shijon pushimet në Ibiza me të dashurin e ri, Romain Gavras

Komplimentet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë dhe fansat dhe fotografitë në tërësi mblodhën mbi 100 mijë pëlqime për vetëm pak minuta.

Më parë, këngëtarja ka përkrahur një iniciativë të re duke i bërë thirrje Qeverisë Amerikane që të mbështesë industrinë e muzikës, e cila është dëmtuar nga pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/