Telegrafi

Rita Ora pozon sërish nudo në Instagram, mbulon me duar vetëm pjesët intime

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në mediat botërore.

Kënga e saj e fundit “Let you love me” është renditur lart në top listat britanike dhe amerikane.

Ajo ka bërë të ditur se albumin e saj të ri “Phoenix” do ta publikojë të plotë më 23 nëntor.

Lexo po ashtu Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha shkëlqyen me dukjen e tyre në tapetin e kuq të "American Music Awards"

Rita është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme.

Jo të pakta janë rastet kur Ora hedh ndonjë imazh provokues për fansat e saj.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare publikoi një video të shkurtër në Instagram, ku shfaqej tërësisht nudo, ndërsa mbulon me duar vetëm pjesët intime.

Në sfond dëgjohej kënga “Let you love me”, ndërsa ky ka qenë edhe qëllimi i publikimit të këtij imazhi – për të promovuar këngën e saj të re.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj atraktiv. /Telegrafi/