Ylli i muzikës, Rita Ora prej javësh është zhvendosur në Australi ku përveç që festoi festat e fundi vitit ajo gjithashtu ka nis xhirimet për “The Voice: Generations” dhe sezoni e ri të “The Voice Australia”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore po ashtu ka vazhduar edhe me projekte të tjera dhe së fundmi është bërë pjesë e revistës “Vogue Arabia” në numrin e muajit shkurt.
31-vjeçarja ka realizuar një fotosesion të veçantë, teksa shihet në disa veshje të ndryshme ndërsa merr vëmendje stili dhe sharmi i saj.
Vet Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram imazhet e realizuara për revistën e njohur, ndërsa tha se është nder për të që të jetë pjesë e “Vogue Arabia”.
“Unë gjithmonë e kam admiruar ekipin e Vogue Arabia dhe magjinë që ata e krijojnë . Të jem në kopertinën e muajit shkurt është nder i madh, dhe një kisha një bisedë të mrekullueshme me miken time Donatella Versace!! Forca dhe hiri juaj është ajo që unë kam admiruar gjithmonë tek ju”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që publikoi.
Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht krijuesja e hitit “Anywhere” është në lidhje me regjisorin, Taika Waitit, i cili gjithashtu ndodhet me të në Australi.
Ndërsa në një intervistë të fundit, artistja tha se po planifikon të blejë një pronë në Sydney dhe të qëndrojë edhe më gjatë atje pasi i pëlqen stili i jetesës në Australi. /Telegrafi/