Sukseset e Rita Orës janë të panumërta dhe ajo mbetet ndër imazhet më të kërkuara për revista e marka të ndryshme botërore.
Artistja shqiptare me famë botërore së fundi ka mbuluar ballinën e revistës së njohur “Vogue Australia”, në numrin e tetorit.
30-vjeçarja ka ndarë me fansat në Instagram kopertinën e revistës, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e mundësuan realizimin e projektit.
“Vogue Australia. Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë me ju. Falënderim të madh për Vogue Australia. Numri i tetorit në shitje nga data 27 shtator. Falënderim i veçantë për drejtoreshën Rikki Keene dhe Edwina McCann që e mundësuan këtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.
Rikujtojmë që Rita ishte pjesë në panelin e jurisë në The Voice Austalia, që pati finalen pak ditë më parë, fituese e të cilit u shpall Bella Taylor Smith.
Ndryshe, Rita aktualisht ka filluar romancën me regjisorin 46-vjeçar, Taika Waititi, përkrah të cilit u paraqit në Met Gala. /Telegrafi/