Telegrafi

Rita Ora pozon nudo para pasqyrës, mbulon me emoji pjesët intime

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida për xhirimet e klipit të ri.

Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Jo të pakta janë rastet kur Rita publikon për fansat ndonjë fotografi provokuese, duke arritur kështu të ngacmojë imagjinatën e tyre.

Një gjë të tillë, këngëtarja shqiptare e ka bërë në imazhin e fundit që e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Ajo u shfaq tërësisht nudo para pasqyrës, teksa i mbuloi pjesët intime me një emoji në formë luleshtrydhe.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita Ora shquhet si një ndër femrat më atraktive, e cila asnjëherë nuk ka hezituar që t’i ekspozojë linjat e saj trupore.

Së fundmi, ajo ka nisur një kampanjë të re reklamimi me gjigantin e stolive “Thomas Sabo”, teksa ka premtuar për fansat plot projekte muzikore edhe përgjatë 2020-s. /Telegrafi/