Telegrafi

Rita Ora pozon nudo në dhomën e saj të zhveshjesh

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo sapo ka shkuar në Australi dhe aktualisht po përfundon izolimin e saj në shtëpi me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Dhe për të kaluar kohën në karantinë, Rita Ora përzgjodhi një sërë fotografish rrëqethëse për t’i postuar në faqen e saj në Instagram për ndjekësit e saj të mërkurën.

Këngëtarja 31 vjeçe, tregoi figurën e saj trupore të pabesueshme, teksa pozoi e zhveshur në një dhomë garderobe, shkruan DailyMail.

Rita e mbuloi modestinë e saj me krahun e saj teksa pozoi tërësisht e zhveshur, ndërsa në dhomë mund të shiheshin veshje të tjera të hedhura.

Rrobat e këngëtares së hitit “Anywhere” u shpërndanë nëpër dysheme ndërsa ajo provonte sende në dhomën e zhveshjes së dyqanit.

Lexo po ashtu Rita Ora mahnit me paraqitjen elegante në imazhet e fundit

Rita shfaqi edhe një herë linjat e saj trupore në një fotografi nga një stërvitje, ku kishte veshur një bluzë ngjyrë vjollce.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi barkun e saj të tonifikuar në një ‘selfie’ në pasqyrë, e cila ishte realizuar në një palestër teksa punonte për fizikun e saj të skalitur.

Në një tjetër paraqitje, ajo ishte duke u kujdesur nga një skuadër e makijazhit, e veshur me një fustan të markës “Prada”.

Të mërkurën, Rita dhe Taika u fotografuan në karantinë në shtëpi në një postim të shpërndarë nga trajneri i saj personal Jono Castano, i cili po i udhëhiqte ata gjatë një seance trajnimi në ‘Zoom’.

Artistja shqiptaro-britanike djersiti së bashku me regjisorin me prejardhje nga Zelanda e Re, 46 vjeç dhe një mikeshë gjatë stërvitjes së tyre.

Rita ndodhet në Australi për të shoqëruar Taikan ndërsa ai vazhdon punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder” i cili është në fazën e post-produksionit. /Telegrafi/