Telegrafi

Rita Ora pozon në bikini, zbulon format atraktive ndërsa mahnit me pamjen pa grim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë mjaft e angazhuar kohëve të fundit.

Pak ditë më parë ajo mbajti koncertin recital në Kullën Eiffel në Paris, ku edhe shkëlqeu me performancën.

Ndërsa, pas gjithë ngarkesave, ylli i muzikës ka vendosur që të relaksohet duke shijuar një ditë me diell, teksa pozoi e veshur vetëm në bikini.

Foto: Rita Ora/Instagram

30-vjeçarja shfaqi linjat e formësuara të trupit e veshur në një palë bikini të bardhë me blu, ndërsa shihet pa grim dhe flokë të çrregulluara.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Buzëqeshje gjithandej. Shpresoj që të gjithë keni kaluar një fundjavë të mrekullueshme”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, artistja po shijon romancën me regjisori, Taika Waititi, me të cilin edhe u paraqit publikisht në tapetin e kuq në Met Gala. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram