Këngëtarja Rita Ora ndodhet së fundmi në Los Angeles të Kalifornisë, për arsye se të dielën do të jetë prezente në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.
Rita ndërkohë nuk po lë anash as punën për projektet e reja muzikore, teksa në postimet e fundit në Instagram, ka bërë të ditur se ndodhet në studio për incizimin e këngëve të reja.
E veshur në të zeza, këngëtarja shqiptare është dukur mjaft atraktive, teksa mbante një palë syze dielli në formë zemre.
Ora vuri në pah linjat e saj atraktive, ndërsa dukej mjaft provokokuese në pozat që merrte në studio.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e trupit.
Rita përndryshe, në muajin mars do të fillojë turin e saj të koncerteve, për të promovuar albumin e saj më të ri “Phoenix”.
Lokacioni i parë nga ku do të fillojë koncertet është Australia, për të vazhduar më pas me Azinë dhe Evropën.
Përgjatë këtij muaji, ajo gjithashtu do të jetë prezente në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, ku është e nominuar me dy klipe në një kategori. /Telegrafi/