Gjatë pandemisë coronavirus, ajo ka qenë njëra nga më aktivet në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila ka ndarë imazhe nga më të ndryshmet me fansat e saj.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “Let Me Love You” ka ndarë disa imazhe tërheqëse.
Ajo është shfaqur nga një palestër, teksa është shtrirë dhe e lodhur nga stërvitjet e bëra.
“Vazhdoni të lëvizni”, ka shkruar 29-vjeçarja në përshkrimin e fotografive.
Më parë gjatë ditës së sotme (e martë), Rita ka publikuar imazhe nga fëmijëria, teksa thekson se ka qenë e paragjykuar si refugjate.
Ndërkaq, “How To Be Lonely” vazhdon të mbetet hiti i fundit, i cili është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/