Superylli shqiptar, Rita Ora, po qëndron aktualisht në Berlin për xhirimet e klipit të ri.
Bukuroshja shqiptare po qëndron në Berlin në mesin e shumë angazhimeve të saj.
Ndalesa e saj ka pasur të bëjë me një angazhim të saj profesional.
Sipas një serie të postimeve në rrjetin social InstaStory, Rita ka konfirmuar se është në set për atë që duket si videoklipi i saj i ri.
Ka mundësi që ky angazhim i saj të jetë në kuadër të një linje të re të veshjeve të brendshme, Tezenis.
Rita Ora së fundmi ka qenë shumë e angazhuar me projekte të saj muzikore dhe profesionale.
Ajo madje ka qëndruar edhe në pushime me prindërit e saj. /Telegrafi/