Rita Ora ka pasur angazhime të shumta me koncerte, por edhe me kampanja të botës së modës.
Bukuroshja shqiptare pasi pushoi disa ditë në qytetin amerikan kalifornian të Malibusë, ajo tashmë ka zgjedhur të relaksohet në brigjet spanjolle të Ibizas.
Biondina është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme duke përfshirë edhe joshëse.
Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në bikini të zi, të cilat i theksojnë linjat seksi trupore.
“Dua të them që galët do të më urrejnë për këtë, por sot ishte aq relaksuese dhe thjesht lumturi e pastër”, ka pohuar 28-vjeçarja.
Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe të mbajë disa koncerte gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/