Rita Ora është një ndër emrat e përfolura kohët e fundit në mediat shqiptare.
E gjithë kjo shkaku i përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, ku këngëtarja shqiptare nuk dihet nëse do të merr pjesë në ceremoninë e 17 Shkurtit.
Por, e pa shqetësuar rreth mjegullës së krijuar në shtetin tonë rreth ardhjes ose mos-ardhjes, bukuroshja po vazhdon jetën në kryeqytetin britanik të Londrës.
Ajo së fundi është fotografuar nga paparacitë teksa del nga një darkë me miqtë në “The Ivy” të Londrës.
Këngëtarja 27-vjeçare u shfaq me plot stil dhe sharm teksa kishte të veshur një fustan të zi kadifeje deri në qafë ndërsa kishte të vendosur një shiriti ngjyrë vjollce.
Kjo ka bërë që të merr edhe komente pozitive prej shumë fansave, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen.
Rita së fundi ka publikuar këngën “For You” në bashkëpunim me Liam Paynen, i cili është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.
Ndryshe, Ora është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë vitit 2018. /Telegrafi/