Site icon Telegrafi

Rita Ora pjesë e një kampanje të atleteve sportive

Rita Ora është një ndër artistët më të përfolura të mediave ndërkombëtare.

Ajo së fundi fitoi edhe çmimin e bashkëpunimit më të mirë në ngjarjen MTV Video Music Awards.

Këngëtarja jonë po vazhdon të angazhohet edhe në reklamimin e markave të huaja të veshjeve të ndryshme.

Muaj më parë e kemi parë biondinën tonë të jetë imazh i veshjeve të brendshme Tezenis si dhe pijes së gazuar Coca Cola.

Së fundi, bukuroshja jonë është bërë pjesë e kampanjës së dyqanit “Onygoshop”, i cili është vetëm për gjininë femërore.

Ajo shihet në poza të ndryshme teksa reklamon atletet sportive të ndryshme dhe fton të gjithë t’i blejnë.

Lexo po ashtu Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, shfaqet me fustan transparent në ceremoninë e MTV Video Music Awards

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version