Site icon Telegrafi

Rita Ora pjesë e fushatës së markës, “Escada”

Rita Ora po shijon nxjerrjen në shitje të albumit të dytë në karrierë “Phoenix”.

Këngëtarja së shpejti do të nis një turne të koncerteve anembanë globit me rastin e promovimit të albumit të ri.

Ajo tashmë ka kohë që merr pjesë në kampanja të ndryshme të kompanive ndërkombëtare sa i përket veshjeve.

Bukuroshja jonë do të jetë fytyrë e re e fushatës reklamuese të markës së njohur të modës, “ESCADA”.

Kështu ka bërë të ditur biondina përmes llogarisë personale Instagram teksa tashmë ka pozuar për herë të parë.

Lexo po ashtu Dua me katër, Rita me dy nominime në Brit Awards - këngët, kategoritë dhe konkurrentët

“Unë jam aq e ngazëllyer dhe e nderuar që jam fytyra e re e Escadas për fushatën e tyre EscadaSS19. Bëhet fjalë për ngjyra të forta, mesazhe dhe gra të forta”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja.

Ndryshe, gjersa kompania përmes ueb-faqes së tyre zyrtare kanë treguar se Rita e portretizon saktë shpirtin e “ESCADA”-së të një femre të fuqishme dhe lozonjare, por e cila është përgjegjëse për të ardhmen e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version