Rita Ora (Fifty Shades), Nora Arnezeder (The Offer), Said Taghmaoui (John Wick) dhe Joet Bicicchi (Black Bird) kanë nënshkruar për rolet e tyre në filmin aksion “Tin Soldier”.
Ata bashkohen me disa nga yjet e tjerë si: Jamie Foxx, Scott Eastwood, Robert De Niro, John Leguizamo dhe Shamier Anderson.
Filmi i regjisorit Brad Furman tregon historinë e The Bokushi (Foxx), i cili u predikon qindra veteranëve që janë tërhequr nga premtimi i mbrojtjes dhe qëllimit nën të. I rrethuar nga ndjekësit e tij të devotshëm e të stërvitur ushtarakisht, ai ka ndërtuar një kështjellë të padepërtueshme dhe ka grumbulluar një arsenal armësh.
Pas disa përpjekjeve të dështuara për infiltrim, qeveria – në formën e operativit ushtarak Emmanuel Ashburn (De Niro) – rekruton Nash Cavanaugh (Eastwood), një ish-aset i Forcave Speciale.
Nash pranon të përdorë të kaluarën e tij të pambrojtur dhe njohuritë e brendshme të liderit enigmatik për t’u hakmarrë më në fund ndaj njeriut që i mori gjithçka, përfshirë dashurinë e jetës së tij.
Detajet mbi rolet që do të luajnë aktorët më të rinj nuk janë bërë të ditur.
Furman shkroi skenarin e “Tin Soldier” me Jess Fuerst. Keith Kjarval i Unified Pictures (Inland Empire ), Steven Chasman i Current Entertainment (seriali Transporter) dhe Brad Feinstein i Romulus Entertainment (Bruise ) janë duke bashkëpunuar po ashtu rreth këtij filmi.
Walter Josten i Blue Rider dhe Ben Ruffman i Unified janë producentë ekzekutivë të këtij projekti.
Ora nga ana tjetër është një këngëtare, kantautore dhe aktore e njohur ndërkombëtarisht.
Ajo u shfaq në të tre filmat e “Fifty Shades”, si dhe në tituj të tillë të ekranit të madh si “Pokemon Detective Pikachu”, “Southpaë” dhe “Fast & Furious 6”.
Projekte të tjera të ardhshme përfshijnë: “Wonderwell” dhe serialin “Kung Fu Panda: The Dragon Knight”.
Rita veç kësaj po vazhdon të jetë aktive edhe me projekte muzikore. /Telegrafi/