Site icon Telegrafi

Rita Ora përshihet në trendin e filmit ‘Barbie’, ndërsa vesh një fustan transparent ngjyrë rozë gjatë pushimeve në Ibiza

Rita Ora i la pak vend imagjinatës me bikini të bardha në Ibiza të premten.

Këngëtarja 32 vjeçe, hyri në Instagramin e saj për t’u treguar fansave të saj se ka përgatitur një performancë speciale për ta, shkruan DailyMail.

Artistja tregoi figurën e saj të tonifikuar të trupit në bikini dy pjesëshe në formë trekëndëshi dhe në ngjyrë të bardhë.

Rita e rriti nxehtësinë e veshjes me aksesorë, pasi kishte vendosur zinxhir floriri rreth belit të saj dhe zgjodhi një palë vathë të trashë floriri.

Lexo po ashtu Rita Ora gjatë pushimeve në Ibiza, vë në pah linjat trupore në paraqitje me bikini

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” u mbrojt nga dielli pas një palë syzeve të errëta dhe i la flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme.

Më pas Rita e aksesoi më tej pamjen me një shtresë byzylykësh në ngjyrë ari.

Në një fotografi tjetër, këngëtarja e hitit “Anywhere” ndërroi bikinit e saj, duke i veshur një palë në ngjyrë kafe teksa po merrte disa poza.

Bikinit përbëheshin nga një bluzë me xhaketë me detaje dantelle.

Lexo po ashtu Fansat të zhgënjyer - kërkojnë nga Rita Ora rimbursimin e parave të albumit pasi atyre iu shitën kopje të firmosura me nënshkrime të çuditshme

Më pas ajo zgjodhi t’i mbulonte bikinit elegante me një shall ngjyrë kafe me printe.

Për t’i shtuar edhe më shumë shkëlqim pamjes, këngëtarja nga Kosova i vendosi gjërat e saj thelbësore me një çantë plazhi me grep.

Në një tjetër fotografi të mrekullueshme që bukuroshja postoi në Instagramin e saj, Rita u fut në trendin e Barbiet duke veshur një fustan rrjete në ngjyrën rozë.

Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi Rita u shpall si një nga artistet që do të performonte në ceremoninë e mbylljes së Lojërave “Invictus 2023”, që organizohen nga Princi Harry.

Turneu i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku Rita do të kryesojë ceremoninë e mbylljes më 16 shtator.

Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit, Princ Harryt, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.

Ora dhe Harry janë miq prej vitesh dhe këngëtarja shqiptare ishte prezentë në dasmën e tij me Meghan Markle në vitin 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version