Çifti David dhe Victoria Beckham janë kryetemë e mediave britanike pas paraqitjes së tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve British Fashion Awards.
The Sun shkruan se çifti që peshon 500 milionë funte qëndruan gjatë gjithë mbrëmjes me shpinë të kthyer kah njëri-tjetri duke injoruar njëri-tjetrin.
Ndodhi kjo edhe pse ata u paraqitën krah për krah duke pozuar në tapetin e kuq para hyrjes në Royal Albert Hall.
Futbollisti 43 vjeçar e prezantoi veten te mysafirët në darkën apra ceremonisë bashkë me shokun e tij Dave Gardner.
Por, sjellja e tij tejet miqësore me superyllin shqiptar, Rita Ora, ka befasuar të gjithë.
Ish anëtarja e Spice Girls, 44 vjeçarja, Victoria Beckham, u duk e frustruar teksa Beckham ishte lëvduar nga Jack Ëhitehall edhe pse ajo ishte e destinuar për çmimi.
“Kemi pritur të gjithë që ata të përqafohen para ndarjes së çmimeve, por David e pati vetëm Dave në krah të tij teksa u ngjit në skenë”, u shpreh një burim për The Sun.
“Ai u shfaq mjaft i tërhequr nga Rita dhe i ka thënë se ata duhet të punojnë së bashku”.
“Victoria dhe David ishin bashkë në ceremoni, të ulur afër njëri-tjetrit, por u ndanë për ‘afterparty'”.
“Ata u munduan të duken thua se nuk ka ndodhur asgjë kur tavolina e tyre u mbush me miq”, përfundoi burimi.
Edhe gjatë verës David dhe Victoria ishin në kryetitujt e tabloideve duke u spekuluar për ndarje, por përfaqësues të tyre mohuan këto zëra.
Rita Ora nuk është hera e parë që konsiderohet si shkaktare e çarjeve në çift.
Ajo më parë është ballafaquar edhe me akuza se ka çuar për pak drejt ndarjes Jay Z dhe Beyoncen, duke pasur një aferë me mogulin e hip hopit.
Të njëjta spekulime u përhapën edhe kur ajo kishte një relacion të afërt me Liam Payne, me të cilin realizoi këngë, për çka u besua se ky i fundit është ndarë nga e fejuara. /Telegrafi/