Këngëtarja Rita Ora ka qenë shumë e suksesshme sa i përket turit të saj të koncerteve.
Këtë verë ajo është gjendur para mijëra adhuruesve të saj në mbarë shtetet e Evropës.
Ajo është shumë e dashur për publikun, teksa njëherësh është edhe shumë e lidhur me fansat e saj.
Në koncertin e fundit të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, një nga fanset në rendin e parë kishte përgatitur një pankartë të bukur për Ritën.
“A mund të vallëzoj me ty?”, shkruhej në këtë pankartë drejtuar fanses shqiptare.
Me të parë këtë, Rita Ora vendosi që ta ndajë së bashku me fansat në InstaStory, duke i shkruar edhe përgjigje fansave.
“Ti mund të vallëzosh me mua një ditë e dashur!”, ka qenë përgjigja e këngëtares shqiptare drejtuar fanses së saj të dashur. /Telegrafi/