Site icon Telegrafi

Rita Ora performon në ora 22:00 për 10 vjetorin e pavarësisë

Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen e yllit botëror të pop muzikës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të jetë në Kosovë më 17 shkurt

Ky do jetë koncerti i parë i Rita Orës në vendin tonë.

“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora” ka thënë Behramaj.

Rita po vjen, Rita po vjen…

Shënimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka filluar me aktivitete të ndryshme.

Rreth 600 mijë euro janë shpenzuar për festimin e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, Rita Ora do të performojë pa pagesë në këtë koncert.

Exit mobile version