Ajo është larg nga e ndrojtura dhe ‘pensionimi’ kur bëhet fjalë për sensin e saj të modës.
Dhe Rita Ora zgjodhi një pamje seksi të zezë ndërsa u përgatit për një performancë mahnitëse në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të martën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 30 vjeçare, ka pozuar me një fustan të zi transparent të qëndisur në formë rrjete, të që i dha një pamje magjepsëse në shfaqjen më të ndjekur të ShBA-së.
Këngëtarja shqiptare e cila aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice” atje, interpretoi live këngën e saj më të fundit “Bang bang”, në një performancë mahnitëse nga Sydney Opera House.
Rita u shqua për fizikun e saj të hollë në fustanin e zi me material sateni të qëndisur, i cili vinte mjaft mirë në pah linjat trupore.
Ora e përfundoi pamjen e saj joshëse me modelin e flokëve kaçurrela të kapura lart, të cilat e bënin të dukej edhe më tërheqëse.
Me zërin e saj mbresëlënës dhe shoqëruar live nga orkestra, vokali i Ritës ishte në formën më të mirë të mundshme, ndërsa gufoi në të gjithë botën përmes shfaqjes live që u transmetua nga Opera e Sydneyt.
Rita u zhvendos në Australi në fillim të muajit të kaluar, pasi është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”.
https://www.youtube.com/watch?v=1TPo4qmOUL8&feature=emb_title&ab_channel=TheTonightShowStarringJimmyFallon
Krahas një zëri vrasës dhe kredencialeve të aktrimit, Rita është e njohur gjithashtu për fizikun e saj mbresëlënës. /Telegrafi/