Ajo ka marrë vëmendje me veshjet gjatë stërvitjeve, ndërsa është e rregullt në palestër në Sydney.
Por ndërsa moti bëhet më i ftohtë, Rita Ora zgjohi një pamje krejtësisht tjetër duke shkuar në ushtrime të martën.
Këngëtarja britanike, 32 vjeçe, u mbulua duke u mbrojtur nga kushtet e ftohta me një pallto të madhe të zezë.
Rita e kombinoi ‘look’-un e saj me një palë pantallona ngjyrë të bardhë dhe çizme të zeza.
Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” u pajis me syze dielli me përmasa të mëdha dhe një çantë të madhe lëkure.
Flokët i kishte kthyer në një topuz përpara stërvitjes, gjersa thonjtë i kishte të lyer me blu.
Këngëtarja shfaqi gjithashtu një tufë me tre vathë floriri në të dy veshët e saj.
Rita ka shijuar shpesh ushtrimet, ndërkohë që është në përgatitje të edicionit të ri të “The Voice Australia”.
Ajo është zgjedhur për të tretin vit radhazi si trajnere e këtij kompeticioni muzikor. /Telegrafi/