Tashmë e gjithë bota kanë reflektuar mbi rastin e paprecedentë të vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.
Ai u keqtrajtua nga një polic vetëm sepse ishte njeri me ngjyrë dhe pas dhunës së ushtruar, iu bllokuan rrugët e frymëmarrjes dhe ndërroi jetë në spital.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka filluar një fushatë e madhe ndërgjegjësimi në rrjetet sociale, e cila është përkrahur edhe nga yje të famshëm të Hollywoodit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është njëra ndër to e cila vendosi të reagojë përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ajo ka shfaqur një kopertinë të revistës së famshme amerikane “TIME”, ku shfaqej një njeri me ngjyrë i ndjekur nga policët, me titullin “Amerika 1968, çfarë ka ndryshuar dhe çfarë nuk ka ndryshuar”.
Te viti është i nënvizuar, dhe janë të shkruara edhe viteve 2015 dhe 2020, duke bërë kështu të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket racizmit dhe diskriminimit të njerëzve me ngjyrë.
“Vjen një kohë kur heshtja është tradhti”, janë fjalët me të cilat Rita e shoqëroi këtë fotografi – fjali kjo e cila është thënë nga Ministri Amerikan Martin Luther King Jr., i cili ka vdekur në vitin 1968.
Rita Ora përndryshe njihet si mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve dhe është emëruar si një nga ambasadoret e organizatës botërore humanitare, UNICEF. /Telegrafi/