Site icon Telegrafi

Rita Ora për Shën Valentin: Putheni personin që e doni

Rita Ora (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Marc Jacobs)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë ka lënë pas vete një vit të jashtëzakonshëm në aspektin profesional muzikor.

Megjithatë nuk vlen edhe për jetën sentimentale, pasi që biondina ka kohë që nuk e kemi në krah të një mashkulli.

Rita Ora (Foto Instagram)

Në fakt, kohët e fundit 28-vjeçarja është përfolur për një lidhje me aktorin e njohur Andrew Garfield, por që deri më tani ka mbetur në suaza të thashethemeve.

E në ditën që njihet si e të dashuruarve – Shën Valentin – duket se këngëtarja sërish do ta pres e vetmuar. Ajo ka këshilluar fansat që e ndjekin në rrjetet sociale se në këtë ditë duhet të dhurojnë më shumë dashuri.

“Puthni personin që e doni sot. Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Rita Orës

Kujtojmë se Rita në të kaluarën ka qenë në lidhje me Andrew Watt si dhe Rob Kardashian, vëllai i Kim Kardashian.

Ndryshe, Ora është duke shijuar suksesin e albumit të dytë në karrierë, “Phoenix” gjersa do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version