Rita Ora ka shijuar rrezet e diellit në Verona të Italisë me të dashurin Andrew Watt.
Dyshja dukej e dashur sa që amerikani herë pas here ia puthte këmbët këngëtares shqiptare.
Bukuroshja dukej e relaksuar në bikini shumë ngjyrëshe, syze të errëta dhe flokë të kuqe të ndezura.
Ajo po shijon pushimet e shkurta pas dy koncerteve të suksesshme gjatë fundjavës, ku fillimisht performoi para publikut shqiptar në Tiranë dhe më pas para veronezëve.
Mediat britanike që kanë sjell edhe disa imazhe prej pushimeve flasin për bukurinë natyrore të 27-vjeçares teksa shfaq linjat seksi trupiore dhe lëkurën e përsosur.
Theksojmë se Rita u lidh për herë të parë me Andrewin vitin e kaluar ndërsa publikisht në krah të njëri-tjetrit u panë në Romë.
Njujorkezi 27 vjeçar është muzikant dhe ka qenë anëtar i bendit “California Breed”, si motra e “Deep Purple”.
Grupi u nda në vitin 2015 dhe Andrew ka vazhduar të prodhojë dhe të shkruajë tekste të tilla si për Justin Bieberin – “Let Me Love You”. /Telegrafi/