Site icon Telegrafi

Rita Ora për këngën e re ka bashkëpunuar me reperin amerikan, 6lack

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja jonë ka zbuluar tashmë se gjatë ditës së nesërme (e premte) se do të sjell këngën më të re para fansave.

“Only Want You” titullohet kënga e re e 28-vjeçares, videoja e së cilës do të publikohet më 1 mars.

Por, biondina ka zgjedhur që kësaj here të bashkëpunojë me reperin, Ricardo Valdez Valentine, i njohur më mirë me nofkën 6lack, i cili njëkohësisht është edhe kompozitor.

“Jam e ngazëllyer që t’iu njoftoj se së bashku me 6lack do të paraqitem me këngën ‘Single Want You'”, ka shkruar ndër të tjerash Rita.

Theksojmë se kënga vjen pas nxjerrjes në shitje të albumit më të ri “Phoenix”, i cili po i sjell suksese bukuroshes shqiptare.

Ndryshe, Ora pritet që gjatë këtij viti të mbajë një numër të madh të koncerteve anembanë globit me qëllim të promovimit të albumit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version