Site icon Telegrafi

Rita Ora për dukjen në “Met Gala 2018” frymëzohet nga Beyonce

Rita Ora nuk mund të jetë “Becky me flokë të mira”, por për dukjen e saj në “Met Gala 2018” duket se është frymëzuar nga Beyonce.

Këngëtarja 27-vjeçare u ngjit në shkallët e famshme të Muzeut Metropolitan të Artit e veshur në një fustan të zi të zbukuruar nga Prada, e cila na kujtonte paraqitjen e Beyonces në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2017.

“Parukeri im e bëri kurorën për tri ditë, ai e bëri vetë”, tha Ora për Vogue teksa parakalonte në qilimin e kuq.

“Fatlumi se me kë do të martohem, dasma ime duhet të jetë e bukur sa kjo natë. Mezi po pres të shoh rrobat e të gjithëve. Gjithashtu harrova biletën time, a mendoni se do të më lejojnë të hyjë?”, tha këngëtarja shqiptare për revistën e lartcekur.

Shfaqja sikurse e Beyonces vjen një ditë pasi Ora i tha “The Sunday Times” se nuk kishte të bënte asgjë me skandalin e tradhtisë së Jay-Z, e cila gjë u theksua në këngën e këngëtares “Sorry”, e cila ishte pjesë e albumit Lemonade.

Ndryshe, këngëtarja tashmë ka bërë zyrtare se do të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm para publikut shqiptar në Tiranë.

Aktualisht këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version