int(1) Rita Ora pas paraqitjes së saj në shfaqjen e "Victoria's Secret": Mu bë ëndrra realitet - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Rita Ora pas paraqitjes së saj në shfaqjen e “Victoria’s Secret”: Mu bë ëndrra realitet

Rita Ora (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka performuar të enjten në sfilatën e “Victoria’s Secret”.

Ky ka qenë një sukses shumë i madh jo vetëm për të, por edhe për artisten tjetër të famshme shqiptare, Bebe Rexha, i cila gjithashtu ngjit në këtë skenë për të performuar.

Sfilata e “Victoria’s Secret” është ngjarja më e madhe e modës në botë, dhe performanca e dy shqiptareve është mirëpritur nga miliona njerëz anë e mbanë globit që e ndoqën këtë shfaqje.

Rita Ora gjatë performancës së saj në “Victoria’s Secret” (Foto: Thomas Concordia/Getty Images/Guliver)

E lumtur për paraqitjen e saj, Rita Ora, vendosi që të publikojë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga prezantimi i saj në tapetin e kuq të evenimentit, ku gjithashtu u duk glamuroze.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo bën një falënderim për të gjithë stafin e “Victoria’s Secret” që e bënë ëndrrën e saj realitet, pasi që e vogël kishte pasur dëshirë të ngjitej në një skenë të tillë.

“Faleminderit shumë ‘Victoria’s Secret” që bëtë ëndrrën time realitet. Që kur isha vajzë e vogël, kam ëndërruar që të përformoj në atë sfilatë! Unë dua të falënderoj ekipin tim që më ka ndihmuar ta bëj këtë. Versace faleminderit që keni punuar për veshjen time, ju dua shumë! Së shpejti do ta shihni performancën time!”, ka shkruar Rita në Instagram.

E njëjta, më 23 nëntor do të publikojë të plotë albumin e saj të dytë “Phoenix”. /Telegrafi/

Rita Ora gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq të “Victoria’s Secret” (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version