Ajo së fundmi fshiu të gjitha postimet e saj në Instagram në pritje të publikimit të këngës së saj të re “Bang”.
Dhe Rita Ora i ngacmoi sërish fansat me një vështrim të shkurtër të klipit të ri, ndërsa ngarkoi një video tetë sekondëshe të enjten në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 30 vjeçare, e cila kohët e fundit është përballur me reagime të ashpra për thyerjen e rregullave të COVID-19, pati një shfaqje provokuese në video, ndërsa shfaqej vetëm me të brendshme të zeza.
Këngëtarja kishte një hije grafike ngjyrë blu dhe flokët e saj bjonde u kthyen në një stil të lagësht.
Rita u shfaq në elementin e saj ndërsa vallëzonte në dhomën e pasqyruar me ndriçim të purpurt.
Ajo shkroi në mbishkrimin e postimit: “1 ditë larg nga publikimi! #Bang sonte në mesnatë! Linku në bio”.
Rita është nisur drejt Australisë, ku do të xhirojë audicionet e fshehura të “The Voice of Australia” gjatë muajve të ardhshëm.
Ky udhëtim i saj për punë vjen pasi ajo u cilësua ‘egoiste’ nga policia britanike për organizimin e një ditëlindje të paligjshme në 30 vjetorin e lindjes në restorantin ‘Casa Cruz’, në nëntor. /Telegrafi/