Site icon Telegrafi

Rita Ora paralajmëron këngën e re “Drinkin'” këtë të premte me Joel Corry

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditë më parë ka performuar në festivalin “Ibiza Rocks”.

Ajo performoi në krah të DJ-it të njohur, Joel Corry, me të cilin edhe ka realizuar një bashkëpunim të ri, të cilin do ta publikojë të premten.

Këtë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes një videoje të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqnin pjesë nga klipi dhe kënga e re “Drinkin'”.

“Drinkin'”, kënga jonë e re me Marc Kinchen është e disponueshme gjithkund këtë premte. Ta performoja për herë të parë atë javën e kaluar ishte kaq argëtuese, duke gumëzhitur për ju të gjithë që ta doni atë”, ka shkruar Rita në Instagram.

Ky bashkëpunim vjen një muaj pasi artistja e lindur në Prishtinë publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, “You & I”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Albumi i ri i Ritës është pritur mirë nga audienca botërore dhe e ka ngjitur lart atë në top listat ndërkombëtare të muzikës. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version