Rita Ora ditë më parë ka qenë në ndejën e “Met gala”, e cila mbledh artistët botëror.
Ajo shkëlqente me fustanin e saj të bardhë, që ka bërë të shkruajnë edhe mediat botërore.
Tek sot, këngëtarja shqiptare ka publikuar në fotografi në llogarinë personale në Instagram ku shihet duke u përgatitur për mbrëmjen e mbajtur disa ditë më parë në New York.
“Kur Vera më prek në gjoks dhe sigurohemi se nuk ka asnjë gabim në fustan”, ka shkruar ndër të tjerash Rita, e cila duket se nuk kishte të veshur të brendshme.
Kujtojmë se Rita është duke punuar në projekte të reja, të cilat pritet ti publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/