Rita Ora ka nxjerrë në treg koleksionin e saj më të ri me dyqanin “Primark”, i cili përmban një pamje më ‘preppy’ ndërsa sezoni shkon drejt vjeshtës.
Këngëtarja, 33 vjeçe, tregoi këmbët në fotografi teksa ishte e veshur rehat dhe trendi me një jelek blu, getat e zeza të errëta dhe çorapët me model ‘argyle’, shkruan DailyMail.
Në një fotografi tjetër, Rita dukej gati për një takim pune, teksa u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë gri që e veshi mbi një këmishë me vija blu dhe një kravatë të kuqe.
Ajo e përfundoi pamjen me një çantë të zezë me material lëkure dhe disa syze me korniza të kuqe për koleksionin e ri.
Koleksioni i ri i vjeshtës titullohet “Lazy Daze” dhe fokusohet në dy trende: stili retro dhe stili ‘preppy’. Në vitin e parë të partneritetit të saj të modës me “Primark”, Rita Ora iu ka ofruar klientëve nga e gjithë bota modë stilistike, këpucë dhe aksesorë të përshtatur për çdo sezon, të gjitha të frymëzuara nga stili personal i Ritës.
Duke folur për koleksionin më të ri, Rita Ora tha, “Çdo koleksion i ri me “Primark” më emocionon më shumë se i fundit. Çdo herë po u sjellim dashamirësve të modës një pamje dhe ndjesi më të zhvilluar, me pjesë të ndara të modës që mund të përshtaten për të përmbushur stilin e tyre personal.
Koleksionet e mia me “Primark” po më ndihmojnë të mendoj se si të stiloj pamje të reja që u pëlqejnë të gjithëve, dhe është një pozitë unike që të jem në gjendje të ndaj atë që dua për modën dhe ta shoh atë të pasqyruar në atë që shumë njerëz po veshin.
Koleksioni do të jetë në dispozicion në dyqane që nga data 10 shtator.
Në një pamje tjetër, Rita rikthen fundin gri të shkollës, të cilin e kombinoi me një bluzë me vija blu, të kuqe dhe të bardhë mbi një bluzë të thjeshtë me mëngë të gjata të bardhë.
Duke marrë frymëzim nga shtresimi, ajo gjithashtu lidhi një triko të gri rreth shpatullave. Duke shtuar pallto në koleksionin e ri, Rita kishte të veshur një pallto në stilin “Burberry” me një jelek të thurur të bardhë, xhinse dhe këpucë të kuqe të ndritshme.
Rita debutoi koleksionin e saj të parë me “Primark” në shtatorin e kaluar dhe ylli shkroi një mesazh të ëmbël për të shënuar përvjetorin në Instagram të premten. Ajo shkroi: “Çfarë udhëtimi i pabesueshëm ka qenë me ‘Primark’ këtë vit të kaluar! Gjithmonë kam dashur kreativitetin e eksperimentimit me modën, por bashkëpunimi im me ‘Primark’ e ka çuar këtë pasion në një nivel të ri. Ekipi shumë i talentuar me të cilin kam punuar përzgjedhur ngjyrat, modelet, pëlhurat, paletat dhe stilet për çdo koleksion ka qenë vërtet frymëzues”.
“Kam qenë shumë e prekur dhe e mbushur me energji nga reagimet e blerësve që i kanë dashur koleksionet dhe kanë ndjerë se janë bërë për të gjithë. Nuk mund të pres që të shihni koleksionin e ri të martën, 10 shtator”.
Ylli shqiptaro-britanik ndau me ndjekësit një përmbledhje të kujtimeve nga vitet e fundit duke punuar me markën ndërsa shkroi: “Faleminderit që më bëtë ëndrrat e mia realitet, dhe më e mira është ende për të ardhur”. /Telegrafi/