Site icon Telegrafi

Rita Ora nxjerr në shitje koleksionin e parë të veshjeve “Roara Republic” (Foto)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja javën e kaluar mbajti një koncert madhështor, ku sipas së cilës, në sheshet kryesore të Prishtinës ishin rreth 300 mijë vetë.

Pas shumë reklamave televizive, ku i ka bërë marketing shumë kompania të ndryshme të veshmbathjeve, ajo tash është kujdesur për linjën e vetë të veshjeve.

Sot, bukuroshja jonë ka sjell koleksionin e veshjeve të titulluara “Roara Republic”, ndërsa mund t’i porositni edhe përmes ueb-faqes – ritaora.com.

Stili i veshjes së prishtinases kryesisht është sportiv, me shkrimet e emrit të koleksionit në to duke përzgjedhur nuanca të ndryshme të ngjyrave.

“Dyqani im i ri më në fund është hapur!”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Ora.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme 27-vjeçarja e ka falënderuar shqiptaren tjetër me famë botërore, Bebe Rexhën për ndihmën që po i jep në promovimin e veshjeve.

Ndryshe, Rita është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version