Telegrafi

Rita Ora nxit spekulime se është fejuar me Romain Gavras, pasi u fotografua me një unazë në gisht

Ajo ka qenë duke shijuar një romancë dashurie gjatë gjithë verës me regjisorin Romain Gavras në pushimet që kaluan së bashku në Ibiza dhe Corfu.

Dhe Rita Ora së fundmi ndezi spekulimet se është fejuar pasi u fotografua me një unazë të premten.

Këngëtarja e “Girls”, 29 vjeçare, dukej në humor të mirë ndërsa po largohej nga restoranti meksikan ‘Taqueria’ në Notting Hill, Londër.

Rita Ora (Foto: Splash News)

Rita dukej me plot stil në një xhaketë të zezë teksa ishte e shoqëruar nga motra Elena dhe miqtë e tyre.

Dukjen e kompletoi me një palë tuta sportive të zeza, një kapelë dhe maskë të po së njëjtës ngjyrë.

Sidoqoftë ishin aksesorët e bukuroshes bjonde ata që me të vërtetë tërhoqën vëmendjen, duke treguar se ishte një unazë me gurë safiri në gishtin e martesës.

“Rita po tregonte unazën të enjten gjersa po fliste me miqtë”, ka thënë një burim për The Sun.

Rita Ora (Foto: Splash News)

“Ajo dukej në humor të mirë kur u largua nga restoranti dhe vuri në fokus unazën”.

Pavarësisht spekulimeve, një burim i afërt me Ritën theksoi se këngëtarja thjesht i ka bërë vetes një dhuratë të tillë.

Lidhur me këtë, zëdhënësit e Ritës dhe Romain kanë refuzuar të përgjigjen. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Splash News)