Telegrafi

Rita Ora nuk zhgënjen asnjëherë me stilin e veshjes, shfaqet unike në paraqitjen e radhës

Rita Ora është një prej emrave më të komentuar në industrinë e muzikës botërore.

Ylli i hiti “Anywhere”, përveç që konsiderohet një prej këngëtareve më të mira të momentit, ajo është edhe një femër me shumë stil.

30-vjeçarja nuk zhgënjen asnjëherë kur është në pyetje veshja, dhe kështu ndodhi edhe në paraqitjen e saj të radhës.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, solli për 16 milionë fansat e saj disa imazhe ku shihet e veshur me shumë shije.

Rita u shfaq me një veshje trendi, me ngjyra vjeshtore, bluzë ngjyrë bezhë, pantallona të shkurtë lëkure me ngjyrë kafe dhe pallto me të njëjtën ngjyrë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Artistja e famshme kompletoi dukjen me një palë çizme të gjata ngjyrë deri te gjunjët, syze dielli dhe një çantë të vogël dore.

Ndryshe, mori pjesë në “Walpole British Luxury Awards”, ku u shpërblye me cmimin “British Artistic Icon Award”.

Ndërkohë, thuhet se së fundmi gjërat mes artistes dhe partnerit të saj, Taika Waititi janë bërë serioze, pasi ajo ka prezantuar të dashurin me prindërit e saj. /Telegrafi/