Amanda Holden dhe Rita Ora janë parë duke bërtitur me ngazëllim teksa takuan një striptist mashkull.
Dyshja mbetën të qeshura pasi këngëtarja e hitit “Hot Right Now” u befasua me një festë në studion e iHeartRadio, shkruan The Sun.
Rita, 32, iu bashkua Amandës, 51 vjeçe, dhe bashkë-prezantuesit të saj në radio, Jamie Theakston në iHeartRadio të premten në mëngjes, kur ajo u prit me një surprizë shumë interesante.
Këngëtares së muzikës pop iu bë një festë e improvizuar nga drejtuesit e radios, të cilët i sollën asaj edhe një striptist.
Rita u pa duke bërtitur dhe duke mbuluar gojën teksa Amanda dhe Jamie, sollën balerinin mashkull të veshur me veshje provokuese.
Duke bërtitur, Rita tha: “Po kalojmë në striptizë?”, ndërsa ajo shikonte e tronditur, duke bërtitur: “Jo!”
Amanda, bërtiti ndërsa kërcimtari u zvarrit pas saj, përpara se të nisej për të kërcyer për Ritën.
Ajo mbuloi fytyrën me kapelën e saj teksa i hoqi rripin dhe pantallonat striptistit, i cili kërceu para saj.
Më pas, kërcimtari derdh vaj mbi trupin e tij, ndërsa ajo inkurajoi Ritën që ta ndihmonte për të fërkuar vajin në gjoks.
“Oh ajo do të turpërohet”, dëgjohej Amanda duke thënë, teksa më pas shtoi: “Rripi është shkëputur. Është turp që kjo është radio, me të vërtetë”.
“Po i hiqen pantallonat”, vazhdoi të rrëfente Amanda, gjersa Rita qeshte në studio.
Kjo paraqitje vjen pasi Rita konfirmoi më në fund martesën e saj me regjisori Taika Waititi.
Ylli me prejardhje shqiptare është aktualisht në promovim të këngës së saj më të re “You Only Love Me”, e cila është njëherësh prijëse e albumit të saj të tretë në karrierë – që gjithashtu publikohet këtë vit. /Telegrafi/