Site icon Telegrafi

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Një yll i madh ndërkombëtar i muzikës pop ka bërë për vete vëmendjen e medias ndërkombëtare pasi u pa e maskuar plotësisht në Aeroportin e Sydneyt.

Këngëtarja botërore me origjinë shqiptare u sigurua që askush të mos e vërejë teksa doli nga aeroporti të dielën.

Rita Ora, e fshehu fytyrën e saj të njohur pas një maske me dizajn leopardi dhe një palë syze dielli të zeza, shkruan DailyMail.

33-vjeçarja më tej fshehu identitetin e saj me një pallto të gjatë, të zezë dhe një bluzë të markës “P.E Nation”.

Këngëtarja kishte veshur gjithashtu një palë pantallona të ngushta me print luanësh dhe atlete ngjyrë bezhë.

Rita mbante me vete një pije dhe kishte një çantë dore luksoze prej lëkure, një “Hermes Birkin” në vlerë 28,000 dollarë, të varur në njërin krah ndërsa bënte rrugën drejt regjistrimit në aeroport.

Ndërkohë, Rita ndodhet në Australi për lansimin e linjës së re të kujdesit për flokë në partneritet me Anna Lahey të “Vida Glow”.

Marka konsiderohet si zgjidhja për sfidat me të cilat Rita është përballur gjatë udhëtimit të saj me flokët, veçanërisht në përmbysjen e viteve të dëmtimit nga përdorimi i tepërt i nxehtësisë dhe stilimit gjatë karrierës së saj muzikore.

Ajo tha në një deklaratë: “Dëshiroja të gjeja dhe të ndërtoja një zgjidhje për një shqetësim bukurie që di që unë dhe komuniteti im vërtetë përballen me të”.

Rita viziton shpesh Australinë falë rolit të saj si anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve të reja, “The Voice Australia”.

Ajo gjithashtu ka kaluar kohë së fundmi në Zelandën e Re me Taikan dhe motrën e saj Elena Ora pasi shijuan një udhëtim malor.

Rita dhe Taika, i cili ka dy vajza me ish-gruan e tij Chelsea Winstanley, u martuan fshehtas në një ceremoni të thjeshtë më gusht 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version