Ajo nuk i ka jo të zakonshme fotografitë joshëse në Instagram.
Dhe Rita Ora dukej e bujshme ndërsa ndau me ndjekësit e saj disa imazhe të jashtëzakonshme në Instagram të enjten, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 30 vjeçe, shfaqi trupin e saj të hollë e veshur me një fustan të zi me ndërprerje të vrazhda përgjatë trupit.
Fustani theksoi linjat e saj të trupit, ndërsa Rita gjithashtu tregonte këmbët e saj të tonifikuara, me lartësinë e rritur nga sandalet e saj të zeza.
Flokët e saj bionde ishin lënë në formë të lirshme, teksa hijet me ngjyrë portokalli te sytë, i dhanë asaj një pamje edhe më shkëlqyese.
Rita zbarkoi në Australi në fillim të shkurtit për xhirimet e sezonit të ri “The Voice Australia”, ku është ftuar të jetë anëtare e jurisë.
Muajin e kaluar, interpretuesja e shumë hiteve zbuloi se sa e lumtur ishte që u bashkua me jurinë e konkursit të talenteve, që përfshin emrat: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.
“Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e ‘The Voice’ këtë vit”, tha ajo për The Daily Telegraph.
“Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin mahnitës këtu. Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar me të cilët kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoj”, shtoi ajo.
Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” më parë ishte një trajnere në versionin britanik të “The Voice” në vitin 2015, ndërsa gjithashtu ka qenë anëtare jurie në spektaklet e famshme “X Factor” dhe “The Masked Singer”. /Telegrafi/