Site icon Telegrafi

Rita Ora nuk di të ngopet me picë (Foto)

Pas eventit madh muzikor të mbrëmshëm, Rita Ora sot kishte vendosur të ushqehej me pica. 

Të mërkurën, ajo ishte në mesin e një numri të madh të yjeve që morën pjesë “BRIT Awards”, i njohur si një nga netët më argëtuese në industrinë e muzikës së Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo po ashtu Mbretëreshë e ngjarjeve të mëdha - Rita Ora shkëlqen teksa arrin në Brit Awards (Foto)

Sot në mëngjes ajo arriti një orë e gjysmë me vonesë në ndejën e mëngjesit të pas koncertit të Radio BBC1, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, së pari ajo u vendosë në një nga studiot në Londër ku pastaj ka ngrënë pica me miqtë e saj, për të cilën ka ndarë edhe një foto në rrjete sociale ku shihet e ulur afër kartonëve me pica.

Ndryshe, ajo ka ndarë çmimin e artistit që ka shpërthyer këtë vit në Brit Awards. Këtë çmim e fitoi Rag n’Bonner dhe atë ia dha bukuroshja shqiptare krijuesit të hitit “Human”.

Lexo po ashtu Rita Ora ndau çmimin e artistit që shpërtheu në Britani, por gaboi në prezantim – e mbuloi me humor (Video)

Vle trë theksohet se Rita mori edhe lëvdata edhe kritika për veshjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, por secila paraqitje e saj është më se e rëndësishme dhe na bën krenarë. /Telegrafi/

Exit mobile version