Site icon Telegrafi

Rita Ora nuk brengoset nëse e duan njerëzit: Në shkollë nuk isha e pëlqyer, dua vetëm miq

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka folur së fundmi rreth shumë detajeve për jetën dhe karrierën e saj.

Ajo foli për revistën Stylist, ku pos tjerash edhe përmendi Kosovën duke thënë se është krenare me vendin.

Rita Ora, Foto: Stylist

Por, pjesën më të madhe të intervistës, Rita ja kushtoi jetës dhe karrierës. Rita tha se ajo nuk brengoset aq nëse e pëlqejnë ose jo.

“Është një gjë për të cilën kursej energji. Kur isha në shkollë unë isha më e jashtme, nuk isha fëmiu më popullor, më i pëlqyer, unë isha fëmiu që hante toste me djathtë prapa shkollës. Kështu, gjëja e të pëlqyerit për mua gjithmonë ka qenë më pak faktor. Unë kam dashur të kemmiq”.

“Derisa njerëzit të kuptojnë përpjekjen time, dua që ata t’i bëj të ndihen mirë. Unë kurrë nuk mbaj inate, kurrë nuk e kam energjinë për këtë. Unë thjesht tentoj të shkoj përpara”, u shpreh Rita.

Ajo mohoi biseksualitetin e saj në këtë intervistë, pavarësisht se dha indikacione për këtë në projektin “Girls” me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charlie XCX.

Rita Ora ditë më parë nxori në shitje albumin e saj të dyt ënë karrierë, i cili titullohet “Phoenix”.

/Telegrafi/

Exit mobile version