Edhe në tjetër sukses për Rita Orën sa i përket rrafshit ndërkombëtar.
Pas suksesit që po shijon me këngën e saj më të fundit “Your Song”, bukuroshja shqiptare përveç se do të interpretojë në MTV do të jetë gjithashtu edhe prezantuese.
Ajo do të jetë prezantuese e ngjarjes evropiane të çmimeve “MTV Europe Awards Music 2017”.
“Jam shumë e emocionuar që po pres EMA-s të këtij viti në qytetin tim”, u shpreh Ora për Hollywood Reporter.
Duke treguar për përgatitjet e spektaklit, Rita tha se publiku duhet të presë prej saj shumë “shaka të papërshtatshme”.
Këngëtarja shqiptare gjithashtu është e nominuar në disa kategori, të tilla si, “Video më e mirë”, “Pamja më e mirë” dhe “Artistja më e mirë femër”.
Theksojmë se ceremonia do të zhvillohet në 12 nëntor në Wembley, Londër. /Telegrafi/