Telegrafi

Rita Ora njofton hitin e ri me grupin e famshëm, Rudimental

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora nuk e ka ndërmend të ndalet së sjelli projekte të reja muzikore.

Këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e albumit më të ri të grupit Rudimental.

Bukuroshja jonë do të bashkëpunojë me këtë bend artistësh në këngën “Summer love”, e cila është pjesë e albumit më të ri “Toast to our differences”.

Këtë e ka bërë të ditur vet biondina përmes llogarisë personale në Instagram teksa është shprehur tejet e lumtur dhe mezi po pret që të publikohet videoja e këngës së re.

“Jam e entuziazmuar me rastin e ndarjes së këtij njoftimi për arritjen e bashkëpunimit me Rudimental. Mezi po pres të publikohet kënga ‘Summer Liove’ e albumit Toast to our differences”, ka shkruar me këtë rast Rita.

Lexo po ashtu "Let You Love Me" kryeson tri javë rresht top-listat britanike

Theksojmë se Rudimental është një bandë e njohur në Angli e përbërë nga katër anëtarë.

Ndryshe, 27-vjeçarja me këngën ‘Let You Love Me’ është e para në javën e tretë radhazi në top-listën më të madhe britanike, Big Top 40”. /Telegrafi/