Rita Ora nuk e ka ndërmend të ndalet së sjelli projekte të reja muzikore.
Këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e albumit më të ri të grupit Rudimental.
Bukuroshja jonë do të bashkëpunojë me këtë bend artistësh në këngën “Summer love”, e cila është pjesë e albumit më të ri “Toast to our differences”.
Këtë e ka bërë të ditur vet biondina përmes llogarisë personale në Instagram teksa është shprehur tejet e lumtur dhe mezi po pret që të publikohet videoja e këngës së re.
“Jam e entuziazmuar me rastin e ndarjes së këtij njoftimi për arritjen e bashkëpunimit me Rudimental. Mezi po pres të publikohet kënga ‘Summer Liove’ e albumit Toast to our differences”, ka shkruar me këtë rast Rita.
Theksojmë se Rudimental është një bandë e njohur në Angli e përbërë nga katër anëtarë.
Ndryshe, 27-vjeçarja me këngën ‘Let You Love Me’ është e para në javën e tretë radhazi në top-listën më të madhe britanike, Big Top 40”. /Telegrafi/