Site icon Telegrafi

Rita Ora: Një yll i vërtetë në ‘The Masked Singer US’ me pamjen e saj tërheqëse në fustanin e argjendtë

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka shkëlqyer sërish me paraqitjen e saj në spektaklin televiziv “The Masked Singer US”.

Ajo vazhdon të jetë një anëtare e spikatur e jurisë në këtë edicion, ku çdo herë tërheq vëmendje me stilin dhe prezantimin e saj të jashtëzakonshëm.

Në puntatën e fundit, Rita u shfaq më se tërheqëse e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë argjendi që i theksonte format elegante, duke sjellë një shkëlqim të veçantë në skenë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ky veshje i dha asaj një pamje moderne dhe sofisticuar, që përputhej perfekt me atmosferën festive të episodit.

Në mbishkrimin e fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Java e kolonës zanore është këtu! Të gjitha vibrimet më të mira të filmave sonte The Masked Singer dhe unë jam gati për këtë! Le të fillojë!”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita vazhdon të impresionojë jo vetëm me pamjen e saj, por edhe me njohuritë dhe vlerësimet e saj për artin e muzikës dhe performancës.

Stili unik dhe prania energjike e Ritës në “The Masked Singer” vazhdon të dëshmojë se ajo është një figurë kyçe në spektaklin e suksesshëm, duke sjellë stil dhe shkëlqim në çdo paraqitje të saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Me çdo episod, ajo jo vetëm që rrit cilësinë e programit, por gjithashtu nxjerr në pah pasionin e saj për muzikën dhe talentin e artistëve që konkurrojnë. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version