Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në botë.
Ajo ka arritur shifrën e 500 milionë klikimeve në kanalin Spotify me këngën “Lonely Together”, në bashkëpunim me Aviciin, projekt ky që u publikua para një viti.
Këtë sukses, bukuroshja jonë së fundmi e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory, gjë për të cilën është mjaft e lumtur.
Gjithashtu, kjo këngë e biondes është pjesë e albumit të dytë të saj “Phoenix”, i cili i solli suksese të mëdha Ritës.
Në ndërkohë, 28-vjeçarja është mjaft aktive dhe e angazhuar në koncerte të ndryshme, derisa nuk po ndalet së publikuari edhe projekte të reja.
“New Look” mban titullin një prej realizimeve të fundit të artistes Ora, e realizuar në mënyrë mjaft të veçantë. /Telegrafi/