Telegrafi

Rita Ora me një tjetër paraqitje ‘verbuese’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia

Rita Ora shfrytëzoi sa më shumë rrezet e diellit në Itali teksa kishte veshur një fustan mahnitës në ngjyrë të verdhë me shpinë të hapur gjatë udhëtimit të saj të fundit.

Interpretuesja e hitit “Your Song”, 32 vjeçe, shkëlqeu teksa shëtiti nëpër Venecia me një fustan ngjyrë limoni me detaje dhe një fund të rrjedhshëm.

Veshja elegante kishte një vijë të zezë, e cila zbulonte grupin e tatuazheve të Ritës në krahët dhe shpinën e saj, shkruan The Sun.

Foto: Splash

Për aksesorë, ajo zgjodhi një palë vathë dhe sandale të sheshta.

Ylli shëtiti nëpër dyqanet e modës të qytetit dhe më pas bëri një pushim ndërsa u ul në një varkë prej druri.

Lexo po ashtu Gresa Hoti në tapetin e kuq të Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia, shkëlqen me dukjen e saj

Rita hipi në çatinë e anijes për të parë më mirë pamjet idilike të pikave të nxehta turistike.

Foto: Splash

Ajo hodhi çantën e saj të argjendtë mbi supe dhe tërhoqi edhe më shumë vëmendjen me një palë syze dielli.

Rita mund të shihej duke buzëqeshur ndërsa shikonte pamjen pas saj.

Lexo po ashtu E shndërruar në yllin Festivalit të Filmit në Venecia, Rita Ora rrëmben sërish vëmendjen me paraqitjen e radhës

Ajo ndodhet në Venedik, për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Foto: Splash

Megjithatë, ngjarja vjetore është goditur nga një grevë e aktorëve për pagën dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në filma.

Rita ka qenë shumë e angazhuar këtë verë, pasi në korrik publikoi albumin e saj të tretë në karrierë, “You & I”.

Ora e përshkroi këtë album si një lloj “ditari” të saj, pasi shumë prej këngëve marrin frymëzim nga jeta e saj personale. /Telegrafi/

Rita Ora në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia (Foto: Franco Origlia/GC Images)