Këngëtarja nga Kosova, e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka qenë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice Australia”.
Si çdo natë tjetër, edhe kësaj radhe bukuroshja shkëlqeu me dukjen e saj, e gjithashtu u tregua e mahnitshme duke performuar një duet me njërën nga konkurrentet e quajtur Tarryn.
Rita dhe konkurrentja që arriti në finale performuan këngën legjendare të Tina Turner – The Best, duke e elektrizuar skenën, e duke “çmendur” jurinë e gjithashtu duke ngritur në këmbë tërë publikun.
Veshjet e Ritës ishin absolutisht përrallore. Ajo shkëlqeu në disa veshje tërheqëse që shfaqnin shijen e saj të veçantë në modë.
Bukuroshja u shfaq në skenë të performonte me një fustan në formë trekëndëshi në pjesën e sipërme, ndërsa fustani çahej në dy pjesë duke treguar këmbët e tonifikuara të këngëtares.
Ndërsa në dukjen tjeter, ajo doli me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë, me krahë të gjatë dhe i mbuluar me gurë, duke e përshtatur po ashtu edhe makijazhin e saj vezullues. /Telegrafi/