Superylli shqiptar, Rita Ora, ka kaluar një mbrëmje mjaft të mirë me yjet e sportit botëror.
Ishte Leëis Hamilton ai që triumfoi së fundmi në garën e Formula ni në Singapor.
Megjithatë, ai udhëtoi drejt Britanisë së Madhe ku e priste shoku i tij, Neymar, i cili shkoi prej Parisit për t’u argëtuar.
Aty pos Neymarit, Hamiltonin e priste Rita Ora, ylli shqiptar me të cilën ai ishte përfolur për një lidhje.
Ishte Neymar ai që ka postuar një foto me Hamiltonin nga mbrëmja me mikun e tij.
Pos Rita Orës, në prani të tyre ka qenë edhe modelja e Victorias Secret, Barbara Palvin, që ka shoqëruar yjet e sportit.
Më pas, Hamilton dhe Neymar frekuentuan lokalin Miu Miu, e aty performoi Rita Ora, kurse e pranishme ishte edhe modelja Winnie Harlow.
Nuk është hera e parë që Rita Ora shihet me Hamiltonin, por me Neymarin është hera e parë që ajo është parë në shoqëri.
Neymar konsiderohet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi u transferua nga Barcelona te klubi parisien Paris Saint-Germain për 222 milionë euro. /Telegrafi/