Rita Ora do të jetë e pranishme sot në Kosovë.
Këngëtarja shqiptare do të mbajë një koncert në kryeqytetin kosovar në vigjilien e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Tashmë bukuroshja jonë është në fluturim e sipër dhe pritet të arrij rreth orës 14:00.
Biondina ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke hipur në aeroplan së bashku me të motrën, Elenën.
“Kosova shihemi së shpejti,jemi në rrugë e sipër. Dita e pavarësisë. Jam e entuziazmuar për shoun e sotëm”, ka shkruar Rita në momentet e fundit para ardhjes në Kosovë.
Sipas parashikimeve, Rita do të jetë prezente para shikuesve rreth orës 22:00, ku do të perfmoj disa prej hiteve që ka sjell ndër vite.
Ndryshe, Ora është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/