Telegrafi

Rita Ora nis rindërtimin e shtëpisë së familjes shqiptare në fshatin Pinar pas tragjedisë nga tërmeti

Rita Ora e lumtur dhe entuziaste që ndodhej me mision bamirësie në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tashmë me popullin shqiptar janë solidarizuar pothuajse të gjithë, përfshirë edhe personazhet e famshme publike.

Disa prej tyre kanë zgjedhur të ndihmojnë online përmes fondacioneve të ndryshme, shumë prej tyre ofruan ndihma nga afër dhe ka nga ata që kanë shprehur gatishmëri të ndërtojnë edhe shtëpi, për shkak të dëmeve të mëdha me të cilat u përballen këto ditë ca zona në Shqipëri.

Për dallim nga Dua Lipa dhe Bebe Rexha, këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, zgjodhi një familje shqiptare për t’iu rindërtuar shtëpinë pas shkatërrimit nga tërmetet.

Kur jemi tek ndihmesa e artistes Ora, kjo tanimë duket se ka nisur punimet për rindërtimin e shtëpisë së paralajmëruar.

Lexo po ashtu Lajmërohet sërish Rita Ora, zgjedh një familje shqiptare për t'iu rindërtuar shtëpinë pas shkatërrimit nga tërmeti

Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori iniciativën bashkë me Ritën (29-vjeçe), teksa gjendet pranë kësaj familjeje.

Në videon e publikuar në Instagram, Veliaj tregon se vizitoi familjen Sala në fshatin Pinar dhe falë këngëtares kjo shtëpi do të restaurohet së shpejti.

Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce. Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë Rita Ora. Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord”, ka shkruar krahas postimit Erion Veliaj. /Telegrafi/