Ajo sapo ka lansuar klipin e këngën “Band” nga mini albumi i saj.
Dhe Rita Ora ka shpërndarë edhe disa fotografi të tjera nga xhirimet e klipit, derisa po promovon këngën e re, shkruan Daily Mail.
30-vjeçarja u shfaq provokuese, derisa veshja me shirita të zi i theksonte tiparet e bujshme trupore.
Flokët kësaj radhe i pati me një stil të shkëlqyer, derisa zgjodhi nuanca interesante për makijazh.
Vëmendje të madhe është duke marrë artistja me famë shqiptare, që kur ngacmoi imagjinatën e fansave të saj.
Kujtojmë se Rita është përballur me reagime të ashpra pasi theu rregullat antiCOVID, me festën e ditëlindjes së saj.
Ndërkaq, ajo për momentin është në Sydney, pasi do të marrë pjesë në “The Voice”. /Telegrafi/